Kengetarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku nuk eshte e vetmja qe nga arti ka perfunduar ne rrugen e Nju Jorkut, apo te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky eshte nje fenomen qe njihet shume ne SHBA, ndonese rastet duhen gjurmuar per tu faktuar.
Njesoj ka ndodhur ne ditet e fundit edhe me nje aktor te famshem te Hollivudit, i cili ishte shkeputur nga jeta e artit prej vitesh dhe tashme eshte gjetur duke lypur ne rruget e Kalifornise.
Ish-aktori i Nickelodeon, Tylor Chase i njohur për rolin e Martin Qwerly në serialin e famshëm “Ned’s Declassified School Survival Guide”, është gjetur duke jetuar si i pastrehë në Kaliforni ku refuzon vazhdimisht ndihmën që i ofrohet nga autoritetet lokale.
Sipas deklaratave të policisë së Riverside për medien TMZ, Chase është i njohur për forcat e rendit dhe oficerët kanë kontakt me të të paktën një herë në javë.
Departamenti i policisë disponon një ekip të posaçëm për ndihmën e personave të pastrehë, i cili ofron shërbime të shëndetit mendor, programe rehabilitimi nga alkooli dhe substancat, si dhe strehim të përkohshëm. Megjithatë, Chase i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të gjitha këto oferta, duke zgjedhur të qëndrojë në rrugë.
Autoritetet theksojnë se vendimi për të pranuar ose jo ndihmën i përket ekskluzivisht atij. Ndryshe nga raste të tjera, ish-aktori sillet gjithmonë me qetësi, është bashkëpunues dhe i sjellshëm ndaj policisë. Gjithashtu, bëhet e ditur se ai nuk kërkohet për asnjë vepër penale dhe se deri më tani nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij.
Së fundmi,Tylor Chase u bë viral në rrjetet sociale pas publikimit të videove që e tregojnë në gjendje të rënduar në rrugët e Kalifornisë. Policët e kanë informuar për përhapjen e këtyre pamjeve në internet, ndërsa sipas burimeve, ai nuk duket i shqetësuar nga vëmendja publike.
