Skip to content

Mbyllet pazari SURPRIZUES! Gjyqtari që burgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Gent Shalës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Vendimi u publikua më 12 dhjetor 2025 dhe i jep fund një procesi që sot merr një kuptim politik dhe institucional të qartë.

Gentian Shala është gjyqtari i Apelit që firmosi vendimin penal që çoi në burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Dënimi u ekzekutua dhe Salianji humbi lirinë pas një vendimi që u konsiderua gjerësisht si selektiv dhe politik.

Related article  Tragjedi ajrore, ka humbje jete

Sot, vetëm pak kohë pas burgosjes së Salianjit, i njëjti gjyqtar ngjitet në majën e sistemit gjyqësor shqiptar. Ky zhvillim përforcon perceptimin se dënimi i figurave politike kritike ndaj pushtetit shoqërohet me avancim karriere për ata që firmosin vendimet.

Emërimi i Gentian Shalës vjen pavarësisht se gjatë procesit të rivlerësimit ai ka qenë subjekt kontestimesh serioze mbi pasurinë dhe profesionalizmin.

Related article  Kishte hequr unazën pas daljes nga "BBV4", Jozi flet për lidhjen me Loredanën!

Janë ngritur dyshime për fshehje pasurie, përfshirë pretendime për aksione në kompani ndërtimi dhe për kontrata huaje të pahetuara, çështje që u konsideruan të pamjaftueshme për të penguar konfirmimin e tij në sistem.

Megjithë këto probleme të dokumentuara, sistemi zgjodhi ta çojë përpara Shalën, duke e shpërblyer me një karrige në Gjykatën e Lartë. Ky është sinjali më i qartë për mënyrën se si funksionon hierarkia e re e drejtësisë kur përballë saj ndodhen kundërshtarë politikë.

Related article  Pas hyrjes ne Big Brother VIP Albania, Gjestit i ndodh e papritura: Ai ka...

Salianji bëri burgun në emër të partisë, ndërsa gjyqtari që e dënoi sot merr gradën më të lartë gjyqësore. Ja ku doli edhe e vërteta e kësaj çështjeje.

Published inShowbizz