Vjen zhvillimi i fundit per Brahimin qe dyshohet se

Gjykata e Gjilanit ka caktuar një muaj paraburgim për Brahim Demirin, i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demirit, dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Referuar njoftimit të bërë nga Gjykata, mësohet se masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor 2026, pas mesnatës, në shtëpinë e familjes në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria, Brahim Demiri, pas një konflikti fizik me të birin, Adonis Demirin, i ka marrë atij jetën.

TRAGJEDIA në Gjilan, një muaj burg për babain që vrau

Adonis Demiri me vajzen e tij

Njëkohësisht, brenda të njëjtës shtëpi është gjetur pa shenja jete edhe foshnja D.D., në trupin e të cilës u konstatuan shenja dhune, në shtratin e babait të saj, të ndjerit Adonis Demiri. Në vendin e ngjarjes u konstatuan dhe njolla të shumta gjaku.

Related article  Ergys Agasi rrhet për vdkje nga dy tropojanë të dënuar

Prokuroria dyshon se nga këto veprime janë privuar nga jeta dy anëtarë të së njëjtës familje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke theksuar rrezikun që i pandehuri, po të lihej i lirë, të mund të ndikonte te dëshmitarët me qëllim të koordinimit të deklarimeve dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të dyshuara.

Related article  Kylie Jenner and Kourtney Kardashian Recreate Iconic Hollywood Photo for New Beauty Campaign

“Në kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit është pretenduar se i pandehuri B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti  fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre.“, njofton gjykata.

Related article  Historia e tmerrshme! E bija ben s*ks me te atin, por motra tjeter e donte per vete dhe…

Ndërkaq mësohet se familja ka hapur dyert për ngushëllime, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij ka shkaktuar tronditje të madhe në Gjilan, pasi dyshimet janë se i riu vrau foshnjën e tij, në këto rrethana babai i mori jetën këtë të fundit, duke regjistruar kështu dy krime brenda familjes. Ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.