Tr*gjike në Has! Dy vëllezër nga Kosova pësojnë aksident me makinë, njëri humb jetën, tjetri përfundon në …

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domaj të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur pas përmbysjes së një mjeti sportiv.

Related article  Wynonna Judd’s recent transformation is drawing widespread interest from fans

Aksidenti është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj. Viktima është identifikuar si A. Q., 46 vjeç, i cili po drejtonte mjetin në momentin e ngjarjes.

Related article  Del video në Tirane pak orë para protestës së madhe! Dyshimi i fortë se ...

Nga përmbysja ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se mjeti është përmbysur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Related article  Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku