Marin Mema pranon postin e kryeministrit? Bëhet viral reagimi i tij, vendos pikat mbi “i”

Gazetari dhe aktivisti Marin Mema, ka përsëritur dhe njëherë tjetër qëndrimin e tij, se nuk ka asnjë plan që të përfshihet në lëvizje politike.

Në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale, pasi emri i tij përmendet shpesh si një kryeministër potencial, Mema shkruan se ai ka vetëm një mision, që lidhet me bashkimin kombëtar, për të cilin do të punojë deri në fund të jetës së tij.

Related article  Zbardhet dëshmia e edukatores

Postimi i gazetarit:

Unë e kam bërë të qartë prej vitesh, se nuk kam synime të përfshihem në politikë. Nuk kam! Postime të tilla me lista e të tjera me rradhë bëhen për fat të keq për klikime. Të duash ndryshimin për mirë të vendit nuk do të thotë se ke synime personale politke!

Related article  Goditja që mori Edi Rama! Jam me popullin, jo me partinë’! Dalin detajet se si kreu i PS në Poliçan jep dorëheqjen

Nuk dua as karrige, as pozita, as ngjyrosje me ngjyra partiake! Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj! Misioni im është Bashkimi Kombëtar dhe ky do të jetë sa të kem frymë. Ju lutem faqeve të ndryshme të qëndrojnë korrekte.

Related article  Lajm i zi! Kur arriti gjithçka, Lionel Messit i ndodh fatkeqsia! Futbollisti më i mirë i botës tashmë nuk ka