Plaku Sali kërkon sërish protagonizëm. Pas 150 ditësh protestë të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë “shapin nga sheqeri” me politikën e galvanizuar, ku dyshja Sali-Edvin kanë qenë targeti I tyre për tu shporrur njëherë e përgjithmonë nga jeta e qytetarëve. Kjo dyshe janë monedha që kanë qeverisur vendin ku nga njëra anë është fytyra e Edvinit dhe ana tjetër është plaku Sali.
Pasi e ndjeu se kjo protestë e nxorri jashtë loje, plaku Sali nxorri ushtërët e tij për të prishur vrullin e protestës si një zjarrfikës I Edvin Ramës dhe gjithë mazhorancës të kalbur nga korrupsioni. Siç ka bërë gjithmonë që ka shuar çdo protestë duke i dhunuar qytetarët shqiptarë që kanë protestuar ndër vite, edhe sot kjo fosile politike kërkon të ndyjë qëllimin e shqiptarëve për një politikë pa këtë kastë kërmash që kanë ndyrë dhe zhytur interesat e kombit shqiptar.
Kanë qenë vetë studentët që kanë përzenë nga protesta deputetët e Partisë Demokratike, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta shndërruar këtë revoltë qytetarë në një betejë politike mes kampeve të vjetra.
Sipas protestuesve, Rama dhe Berisha po përpiqen ta përçajnë dhe ta devijojnë protestën nga qëllimi i saj.
Thirrja është e qartë: RAMA NË BURG! BERISHA NË BURG!
Kjo protestë nuk ka pronarë politikë, nuk i shërben asnjë partie dhe asnjë individi. Ajo ka vetëm një qëllim: t’i japë fund një sistemi 35-vjeçar pushteti, korrupsioni dhe pazari politik, të mishëruar nga Rama dhe Berisha. Studentët nuk duan të zëvendësojnë një të vjetër me një tjetër. Ata kërkojnë ndryshim të vërtetë!