Briki trazon rrjetin

Një postim i Brikena Selmanit për partnerin e saj, Mateo Borrin, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa mes personave që e kanë kritikuar është edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu.

Brikena publikoi një fotografi ku shfaqej e veshur me një bluzë me mbishkrimin “Jam pronë private e Mateo Borrit”. Krahas imazhit, ajo shkroi “Kur do ta kuptoni?”, duke etiketuar edhe partnerin e saj.

Megjithatë, shprehja e përdorur nga Brikena nuk është pritur mirë nga Xheneta, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke e lidhur këtë deklaratë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra së fundmi në Pejë.

Related article  “Nuk do të ketë fare vjeshtë!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, shkruan ajo.

Në vijim, Xheneta ka kritikuar mënyrën se si shprehje të tilla përdoren në marrëdhëniet në çift, duke argumentuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me pronësinë apo kontrollin ndaj partnerit.

Related article  Aksident tragjik në vend, dy makina përplasen, humbin jetën 2 persona

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, shprehet ish-banorja e BBVK.

Sipas saj, edhe kur deklarata të tilla bëhen me shaka apo si shprehje dashurie, ato mund të përcjellin një mesazh të gabuar për marrëdhëniet mes partnerëve.

Related article  Donald Trump issues chilling new threat to Iran after ‘totally unacceptable’ peace proposal

“Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundon Xheneta.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer diskutimet për dhunën ndaj grave në Kosovë dhe mentalitetin që lidhet me kontrollin në marrëdhëniet në çift.

Ndërkohë, Brikena nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj kritikave të Xhenetës.