“Ramës i bëhet qejfi me emisionin tuaj”, Fevziu nxehet me nënkryetarin e PD: Ta tregoj unë…do ikësh nga frika!

21 tetor 2026 – Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi, u përfshi në një debat në studion e “Opinion” me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu.

Kedhi pretendoi se emisioni krijon përshtypjen se faji për situatën politike bie mbi opozitën dhe jo mbi qeverinë. Fevziu i replikoi duke e kundërshtuar teksa theksoi se në studio kanë hapësirë të shprehen si mbështetësit, ashtu edhe kundërshtarët e Ramës.

Pjesë nga debati në studio

Nikola Kedhi: Zoti Rama, zoti Fevziu është shumë i kënaqur me emisionin tuaj sepse ju bën shumë qejfi që fajin e ka opozita dhe po ngrihemi në protestë kundër opozitës. Tani të kthehemi…

Blendi Fevziu: Tani, Edi Rama i kënaqur me emisionin tim, ta tregoj mbas emisionit unë edhe do ikësh me vrap ti nga frika. Po, jo, jo, që të jesh i sigurt se sa i kënaqur është, po…

Nikola Kedhi: Jo, jo, nuk iki fare nga frika.

Blendi Fevziu: Jo, jo, që ikën nga frika, ikni nga frika se e di se si ikni nga frika në këto raste.

Nikola Kedhi: Nuk ka asnjë opozitar që të ikë nga frika.

Blendi Fevziu: Dhe e dyta, ti nuk mund të thuash që atij i bëhet qejfi se dikush thotë një gjë… Jo një minutë, jo ta mbaroj unë njëherë. Ti s’mund të thuash i bëhet qejfi se dikush thotë një gjë që s’të pëlqen ty. Se mund të vijë një njeri dhe të flasë pro Ramës dhe ti nuk ke pse thua që kjo u bë kështu se ai do. Në emision flasim dhe një pro Ramës, dhe një kundër Ramës, dhe një kundër të tjerëve…  Çfarë do të thotë i bëhet qejfi? Po pse, kur foli ku e di unë, Jozefina atje që e shau, ai u mërzit? Në një studio flasin të gjithë. Ti ke idetë e tua, ja ku e ke përballë, jepi përgjigje.

Nikola Kedhi: Jo, unë e kam në qoftë se ti… Unë e kam, jo tani do flas… Mua me obsesionin që keni me Berishën, flisni kur të doni…

Nikola Kedhi: Teza i kishte…

Blendi Fevziu: Teza ishte që në fund fare do shkojmë në zgjedhje. Ti the që nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Nikola Kedhi: Jo, unë s’kam bërë parashtrimin akoma. The do kemi nga një raund për të bërë parashtrimin. Kemi kaluar në debat, opozita nuk ka folur akoma. Tani, ajo që ka kjo protestë e veçantë, përveç faktit siç e thashë që vjen pas një përshkallëzimi sepse nuk u dëgjuan, u bullizuan, u tallën e të tjerë nga autokrati i Tiranës. Tjetra është që ka një kërkesë shumë specifike: Rama jep dorëheqjen.

Blendi Fevziu: E vetmja.

Nikola Kedhi: Është e vetmja. Gjithë të tjerat pastaj jo agjenturat…

Blendi Fevziu: Ore kjo është kërkesa, nuk kanë të tjera.

Nikola Kedhi: Ata kanë thënë: Rama të japë dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Ore ka thënë Rama të japë dorëheqjen, nuk është një kërkesë? Mos me argumento më shumë, kjo është.

/tvklan.al

Related article  US state set to execute first woman in over 200 years – her horrific crime revealed