Aksident I FRIKSHËM! Po prisnin të hapej semafori, furgoni merr para çiftin e të moshuarve … Thuhet se te dy

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Beratit, në zonën e njohur si “Ura e Varur”.

Një furgon tip “Benz”, me drejtues një 60-vjeçar nga Vlora, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një çift të moshuarish, të cilët ndodheshin në trotuar në pritje të hapjes së semaforit.

Related article  E fundit, e papritur kjo qe sapo deklaroi Edi Rama! Shume shpejt pritet qe...

Të plagosur kanë mbetur Nikolla dhe Maria Manestra, përkatësisht 82 dhe 80 vjeç, banues në lagjen “Goricë”.

Çifti është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Përfitojnë 900 mijë persona/ Lajm i mirë për pensionistët, çfarë pritet nga 1 Korriku…

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në polici.

Related article  Parashqevi Simaku mbush 60 vjeç! E trishtë çfarë po i ndodh asaj pas dy vitesh! Me lot do të kthehet në Shqipëri, djali e ka

Në dëshminë paraprake, 60-vjeçari ka deklaruar se gjatë drejtimit të mjetit i janë bllokuar timoni dhe frenat.