I FUNDIT/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Tiranës

Oliger Torba është emëruar në detyrën e drejtuesit të Policisë së Tiranës, duke marrë kështu drejtimin e strukturës më të madhe policore në vend.

Torba nuk është një emër i ri në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Prej muajit prill ai ushtronte detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, pozicion që e mori pas ndryshimeve të bëra në kupolën drejtuese të policisë dhe emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Related article  Skena kaosi ne aeroport

Me emërimin e fundit, Torba kalon nga posti i zëvendësdrejtorit në atë të drejtuesit të Policisë së Tiranës, duke marrë përgjegjësinë për menaxhimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

Related article  Lajm i madh! Ata që janë prag pensioni mund “të blejnë” vite pune për pension, por kujdes, ja sa do paguani

Më herët, Oliger Torba ka shërbyer edhe në strukturat e Policisë së Fierit, ku ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit. Eksperienca e tij në poste drejtuese vijon tashmë në Tiranë, një nga qarqet me ngarkesën më të madhe operacionale dhe numrin më të lartë të ngjarjeve që kërkojnë angazhim policor.

Related article  Aksident i rende, ka humbje jete

Emërimi i Torbës vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Në detyrën e re, ai do të ketë në fokus koordinimin e strukturave të rendit, hetimin e krimit, policinë rrugore dhe operacionet në territorin e kryeqytetit.