Skip to content

Ish-banori i “Big Brother VIP”, në videot e Adi Hilës?

Një tjetër deklaratë është bërë lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Këtë herë ka qenë këngëtari Labinot Rexha, i cili gjatë një interviste për “Prive” ka pretenduar se në materialet e përfolura shfaqet edhe një personazh që ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Related article  Rama nis tërheqjen? Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

I pyetur se çfarë mendonte për skandalin e fundit, Rexha u shpreh:

“Po ju jap ekskluzive. Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës, banor që është aty. Por ishalla që nuk po e nxjerrin”, deklaroi ai.

Related article  Dalin detaje te reja per ngjarjen qe shokoi bregdetin tone

Këngëtari nuk përmendi asnjë emër dhe nuk dha detaje të tjera që mund të sqaronin se për cilin ish-banor bëhej fjalë apo nga e kishte marrë këtë informacion.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur publikimi i materialeve private ka përfshirë në diskutime një sërë personazhesh të njohur, ndërsa disa prej emrave të përmendur në rrjet kanë mohuar lidhjen me videot.

Related article  Dalin detajet! “E kemi bërë vetëm 100 herë…”/Nëna pranon se ka kryer

Megjithatë, pretendimi i Labinot Rexhës nuk është konfirmuar dhe nuk ka prova publike që të vërtetojnë se një ish-konkurrent i “Big Brother VIP Kosova” shfaqet në materialet në fjalë.

Published inNEWS