Skip to content

E rëndë në SHBA/ Nëna i merr jeten vajzes se mitur më pas veten pasi gjykata i hoqi kujdestarinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hjustonin në Teksas të SHBA-ve, pasi një nënë 35-vjeçare ka qëlluar për vdekje vajzën e saj të mitur dhe më pas veten.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak është bërë vendimi i gjykatës i cili i ka dhënë kujdestarinë bashkëshortit të 35-vjeçares Cibel Savela.

Por në vend të kësaj, sipas ABC13 , ajo qëlloi për vdekje fëmijën brenda shtëpisë së saj në Hjuston dhe më pas e drejtoi armën nga vetja.

Related article  E fundit, zyrtari i shtetit jep doreheqjen live

“Më herët atë ditë pati një seancë dëgjimore për kujdestarinë e fëmijës që nuk shkoi mirë për nënën”, tha togeri i policisë së Hjustonit, Larry Crowson.

“Ajo u kthye në shtëpi, qëlloi 4-vjeçaren dhe pastaj qëlloi veten”, shtoi ai.

Related article  Del e plote ngjarja e ndodhur sot ne Tirane

35-vjeçarja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë nga plagët e marra një ditë më vonë.

Mosmarrëveshja për kujdestarinë

Savela, e cila ishte me origjinë nga Brazili, u divorcua nga Aaron Savela në nëntor 2024 pas katër vitesh martesë. Pasoi një betejë e nxehtë ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Related article  PLAS keq mes të rinjve detajet e para nga vendngjarja

Sipas dokumenteve të gjykatës, një vendim i ri u lëshua kundër nënës rreth tetë orë para tragjedisë.

Ndër të tjera, asaj i ndalohej të fliste me të bijën në portugalisht, përveç nëse ishte i pranishëm një mbikëqyrës që e dinte gjuhën. Asaj gjithashtu nuk i lejohej të ndiqte shfaqjet shkollore dhe aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës.

Published inNEWS