Skip to content

Zbulohen prapaskenat

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar për masat e dhëna nga GJKKO, me urdhër të SPAK, për Vlora Hysenin, e cila mbante postin e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti hodhi akuza të rënda ndaj shefes së shërbimit sekret u kap duke i dhënë informacione Ergys Agasit, me të cilin tha se ka lidhje sentimentale.

“Në 36 vjet mezi prisnim që Prokuroria të arrestonte drejtorin e SHISH, që për arsye sentimentale, në disa vende ku nuk duhet të ishte, i ka dhënë dashnorit sekretet e shtetit. Nëse mezi prisnim këtë lajm që shteti po funksionon më në fund, që më në fund të kishim një drejtor shërbimi sekret që i shiste sekretet e shtetit skutave, ky është lajm i madh. Duhet ta diskutojmë. Skandal në 36 vjet dhe tregon degjenerimin e institucioneve të shtetit. Ka 15 vjet që nuk ekziston ky shtet, nuk ka rënë dje. Na është përplasur në fytyrë se shteti nuk ekziston, është në duart e krimit. Na ka kapur Prokuroria shefen e shërbimit sekret duke tregtuar në epshe e sipër sekretet e shtetit.”, tha ai.

Related article  Trondit gjyqtari i gjykates speciale qe denoi Saimir Tahirin: Rama mund te kete pergjegjesi penale per…

Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.Në kuadër të së njëjtës dosje, me urdhër të GJKKO-së, këtë të martë u kryen kontrolle në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, i cili ishte thirrur edhe për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Related article  Reagon ashpër babai i Edi Kuçit – Ja çfarë paralajmëroi për Jozin

Po për të njëjtin hetim, masa e “arrestit me burg” është caktuar edhe për shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë në Tiranë, Fatjon Kalluci, si dhe punonjësi i një biznesi në Durrës. Sipas asaj që raportohet, këta persona mund të kenë ndihmuar Ergys Agasin t’i shmangej arrestimit për një periudhë të gjatë.

Related article  Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh tek shqiptarët, sapo është miratuar një ilac i cili më në fund do iu shpëtojë nga

Për këtë të fundit dhe ish-efektivin Ulian Shpataraku, Apeli i GJKKO-së vulosi sot masën e “arrestit me burg”.

Në vazhdën e së njëjtës çështje, u arrestua edhe Ermal Beqiraj. Ai akuzohet se ka përfituar tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa SPAK i ka sekuestruar 11 pasuri.

Published inNEWS