Skip to content

Mushkonjat nuk i pickojnë të gjithë njësoj, studimi zbulon pse disa njerëz i tërheqin më shumë

Jo të gjithë njerëzit janë njësoj tërheqës për mushkonjat. Një studim i ri tregon se insektet kanë preferenca të ndryshme dhe se faktorët që e bëjnë një person më tërheqës mund të ndryshojnë edhe sipas llojit të mushkonjës.

Studiuesit analizuan reagimin e tre llojeve të mushkonjave ndaj 119 personave në Miami, duke shqyrtuar një sërë sinjalesh që insektet përdorin për të gjetur njerëzit. Mes tyre ishin aroma e trupit, dioksidi i karbonit që nxirret gjatë frymëmarrjes, nxehtësia, lagështia dhe përbërësit kimikë të pranishëm në lëkurë.

Related article  From Film Star to Baker: ’80s Icon Leaves a Lasting Legacy at 86 as Fans Remember a Hollywood Legend

Rezultatet treguan se disa pjesëmarrës ishin veçanërisht tërheqës për më shumë se një lloj mushkonje. Megjithatë, asnjë person nuk rezultoi ndër objektivat më të preferuar të të tre llojeve njëkohësisht, duke sugjeruar se secila specie përdor një kombinim të ndryshëm sinjalesh për të zgjedhur njeriun tek i cili afrohet.

LEXO MË SHUMË! Rikthim i temperaturave të larta! Metererologia, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme
Mushkonja që mund të transmetojë ethet e verdha shfaqi një prirje të lehtë drejt meshkujve, ndërsa mushkonja tigër aziatike rezultoi më e ndjeshme ndaj disa përbërësve kimikë të lëkurës.

Related article  Elizabeth Montgomery’s sudden death shocked us all

Një rol mund të luajë edhe mikrobioma e lëkurës, pra bashkësia e baktereve dhe mikroorganizmave që jetojnë natyrshëm në trupin e njeriut. Këto mikroorganizma ndikojnë në aromën që prodhon lëkura dhe, për pasojë, mund të ndryshojnë mënyrën se si një person perceptohet nga mushkonjat.

LEXO MË SHUMË! ”Arrestohet” Edi Rama, prostestuesit i bëjnë të papriturën me AI (Video)
Shkencëtarët besojnë se kuptimi më i mirë i mekanizmave që drejtojnë këto preferenca mund të ndihmojë në zhvillimin e metodave më të sakta për kontrollin e mushkonjave dhe parandalimin e sëmundjeve që ato mund të transmetojnë, mes tyre dengue, Zika, ethet e verdha dhe virusi i Nilit Perëndimor.

Related article  Lajm tragjik, nderron jete i riu shqiptar! Detajet

Vëmendje të veçantë merr mushkonja tigër aziatike, e cila është zgjeruar ndjeshëm në Evropë dhe është e pranishme tashmë edhe në vende të Mesdheut, përfshirë Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.

Published inNEWS