Skip to content

‘Goditje’ per Edi Ramen! Ish deputetja e PS, zbarkon urgjent ne Bruksel, ja si eshte plani…

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsorja”, ka bërë të ditur se ndodhet në Parlamentin Europian në Bruksel.

Plani i saj eshte qe të zhvillojë takime me disa eurodeputetë lidhur me zhvillimet e fundit qe po ndodhin ne Shqiperi.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku njofton se vizita është realizuar me ftesë të eurodeputetëve dhe se në fokus të diskutimeve do të jenë protestat qytetare të zhvilluara gjatë 30 ditëve të fundit, çështjet mjedisore dhe problematikat me të cilat përballet Shqipëria.

Related article  Ozzy Osbourne, Legendary Black Sabbath Rocker-Turned-Reality TV Star, Dies at 76

Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe iu bashkua protestave qytetare, thotë se synon të ngrejë në institucionet europiane shqetësimet që lidhen me situatën në Shqipëri.

Related article  Simone Biles Posts Cryptic Message About Survival After Leaving X amid Feud with Riley Gaines

Në reagimin e saj, ajo e cilëson qeverinë të korruptuar dhe akuzon pushtetin për arbitraritet, duke pretenduar se ka kapërcyer çdo kufi.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan Marjana Koçeku.

Related article  LAJM I FUNDIT - Të shtëna me armë, qëllohen dy persona. Janë rëndë!
Published inNEWS