Skip to content

Gruaja qe kapërceu kangjellat e SPAK perfshihet ne ngjarjen e rende: I qe llojne me 10 plumba…

Një ngjarje skandaloze është raportuar së fundmi në Kurbin, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku pretendohet se autoritetet kanë qëlluar me 10 plumba dosën e shtetases Drane Gjoka.

Në videon e shpërndarë online shfaqet një efektive policie pranë kafshës së ngordhur, ndërsa mbi pamje dhe në përshkrimet shoqëruese pretendohen se ka qenë Policia Bashkiake e Kurbinit ajo e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e kanë qëlluar me 10 plumba.

Sipas postimeve që po qarkullojnë në rrjet ngrihen akuza të rënda lidhur me mënyrën e ndërhyrjes dhe trajtimin e rastit, por vlen të theksohet se këto pretendime nuk janë të konfirmuara nga asnjë burim zyrtar.

Në videon e mëposhtme shihet efektivja e Polcisë Bashkiake e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe ndodhet kafsha e ngordhur, ndërkohë që në videon dëgjohet po ashtu dhe një zë i cili pretendohet se është i shtetases Drane Gjoka.

Related article  Nancy Pelosi Weighs In On Who Will Vie For President In 2028

“Shikoje, qen është?”, dëgjohet të thotë ajo, nisur kjo nga përgjigjet që Policia e Shtetit pretendohet se i ka thënë kësaj shtetase në momentin kur dhe ka shkuar të denoncojë ngjarjen.

“Policia e Bashkisë Kurbin në bashkëpunim me Policinë e shtetit marrin dhe vrasin me 10 plumba me armë pa zhurmë dosën e Drane Gjokës duke lënë 13 derrukaca të vegjël vetëm pa nënë. Kur zonja ka bërë denoncimin në polici i kanë thënë që është një “qen””, shkruhet në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Drane Gjoka nuk është një emër i panjohur për mediat, por dhe për drejtësinë. Në 15 prill 2026 ajo tentoi që të futej me forcë në ambientet e SPAK, madje kapërceu hekurat me qëllimin pasi dëshironte të takonte prokurorët e posaçëm lidhur me një konflikt pronësie që ajo ka pasur ndër vite.

Sipas deklarimeve të saj të mëparshme publike, ajo ka ngritur shqetësime për çështje pronësie dhe vendime gjyqësore që sipas saj nuk janë zbatuar plotësisht. Këto pretendime mbeten pjesë e një konflikti që ajo thotë se e ndjek prej vitesh në institucione të ndryshme.

Related article  Jennifer Lopez Announces Third Pregnancy, Radiates Joy

“Të vijnë dhe të shohin shtëpinë time, jam me myk e sëmurë. Drane Gjoka, kam blerë një repart ushtarak në vitin 1990 dhe këtë repart e kam fituar me gjyq. E kam dhënë lekët në bankën e shtetit me mandat arkëtimi, e kam fituar edhe me gjyq dhe pastaj, kur repartin ma rrethuan, më kanë marrë hyrjen, një pagesë për tokën, një për ndërtesën.

Tani këtë ndërtesë, e ka bërë kryetari i Bashkisë Luigj Isufi në 2005 dhe Gjovalin Isufi, të dy vëllezër, punonin në bashki dhe gruaja e tij punonte në bashki. Gjithmonë rrethi Kurbin ka qenë bashki familjare dhe të gjithë të afërmit e tij. Sot i kam të gjitha me dokumente. Më kanë fshehur dosjet, vendimet e gjyqeve.

Problemi jonë është shkatërrim dhe përvetësim prone nga Bashkia Laç. Pronë banesë e cila është dëmtuar nga ujërat e bardha. Më kanë vendosur tre puseta lart. Pronën, tani unë jetoj që nga ’90 aty, kam bërë gjyq dhe e kam fituar dhe kam marrë certifikatën dhe e kam vendimin e gjyqit.

Tani këtë ndërtesë më ka ardhur ai Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, më ka sjellë për të bërë në zbatim vendimin e gjykatës. SPAK, kërkoj që hyrja që kam dhënë për tokën të më kthehet. Kam bërë kallëzime në Prokurori, Polici, janë në gjykatën e Apelit. Vendimet janë marrë kundër meje dhe pasurisë time. Sot kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK”, tha ajo në prill të 2026, ndërkohë që vlen të theksohet se për videon e publikuar së fundmi nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit.

Published inNEWS