Skip to content

Nderron jete 32 vjecarja detajet e renda

Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë. Ka qenë Policia e Shtetit ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se rreth orës 18:40, 32-vjeçarjes e lindur në Londër kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit ku dhe po qëndronte pasi nuk ndihej mirë.

Pas këtij njoftimi, stafi i hotelit menjëherë e transportuan të renë drejt Qendrës Shëndetësore ku pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht ajo aty dha frymen e fundit.

Related article  Nuk fshihen më/ E bujshme, dalin 3 emrat e organizatoreve te protestes! Nuk do ta besoni cilet jane

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.

“Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit.

Related article  C’po ndodh!! Prej 7 oresh kjo autostrade ka trafik ‘te frikshem’, thuhet se vargu i makinave ...

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin”, njofton Policia.

Related article  E pazakonte! Kerkesa e vellait qe i mori jeten vellai befason gjykatesit

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.

Published inNEWS