Skip to content

E pazakonte! Kerkesa e vellait qe i mori jeten vellai befason gjykatesit

“Tokë e shtëpi, po ta ktheja kohën pas, gjithçka do ia jepja atij” kështu ka deklaruar i moshuari Muhamet Rreshka i cili qëlloi për vdekje e thikë vëllanë e tij pas debatit të çastit për tokat e tyre.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj tij, burme për mediat bëjnë me dije se kur togat e zeza e pyetën se çfarë kërkon nga gjykata, i penduar Rreshka mësohet të ketë thënë: Tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.

Related article  Americans rate Democrats’ favorability as Trump nears 100 days in office

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Related article  S'kanë kaluar as 3 ditë nga vdkja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm në ‘rrugen e mallkuar’ ne Shqiperi

Ashtu siç raportoi newsbomb.al mesditën e kësaj të hëne, Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të moshuarin Muhamet Rreshka, i cili mbrëmjen e 24 qershori, qëlloi për vdekje me thikë vëllanë e tij Eqerem Rreshka.

Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën gjyqësore të zhvilluar për vlerësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. Rreshka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Related article  Lajm i trishte, i merret jeta nje 28 vjecari (Detajet)

Seanca gjyqësore e zhvilluar ditën e djeshme mësohet se është zhvilluar pa praninë e familjarëve. Autori mësohet se është babai i tre fëmijëve.

Published inNEWS