Skip to content

Hiqeni këtë dòrdolec! Thirrja që po shkakton ‘tèrmet’ në rrjet! Ja detahi që i çmèndi njerëzit

Kjo manekinë e cila përpiqet të paraqesë një imazh të përafërt të Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli, e ekspozuar në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale duke i bërë thirrje Ministrisë së Kulturës të reagojë.

Personazhe të njohur dhe qytetarë të shumtë, kërkojnë nga dikasteri i drejtuar nga Blendi Gonxhe që të ndërhyjë dhe të largojë manekinin nga Muzeu, sepse sipas tyre po shëmton figurën e një heroi si Çerçizi.

Related article  E FORTE - Socialisti i njohur i del kundër kryeministrit: Jepe dorëheqjen, nuk e meriton

“Hiqeni këtë dordolec” apelon profesori dhe gazetari i njohur Mentor Kikia, duke theksuar se autorët janë përpjekur të krijojnë një imazh të përafërt të heroit, por në fakt ka rezultuar me krijimin e një personazhi qesharak që mban veshjen, dylbitë dhe pushkën e heroit.

Hiqeni këtë dordolec! Rrjeti zien për manekinin e heroit

Manekini i heroit Çerçiz Topullit në Kalanë e Gjirokastrës

“Në vend të këtij dordoleci, mund të ishin mjaftuar edhe thjesht me një trup, pa kokë, pasi qëllimi ka qenë ekspozimi i veshjeve dhe armëve, dhe jo ndërtimi i një shtatoreje të heroit”, vijon Mentor Kikia.

Related article  E PAPRITUR, Miratohet ligji drastik që prek te gjithe shqiptaret! Ja cfare do ju ndodhë nëse ...

Çerçiz Topulli ishte atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1880 dhe u vra më 15 korrik 1915 në Fushën e Shtoit, në Shkodër, nga forcat e pushtuesve malazeze.

Related article  Një grua e moshuar humb jetën në mo tel me të dashurin

“Tallje me Heroin Kombëtar Çerçiz Topulli, një tallje që nuk është parë asnjëherë. Ja bënë Skënderbeut të madh, ja bënë Adem Jasharit, tani Çerçiz Topullit”, thuhet në një tjetër reagim ku qytetarët gjirokastritë bëjnë përgjegjëse bashkinë.

Hiqeni këtë dordolec! Rrjeti zien për manekinin e heroit
Published inNEWS