Skip to content

Vrau gruan me thikë, Hysni Patushi dorëzohet në polici

Hysni Patushi është dorëzuar në polici, pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët, ndërsa rrethanat dhe motivi i saktë i konfliktit po hetohen nga policia.

Lumturie Patushi u plagos rëndë me thikë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Related article  Çfarë ndodh kur hani tranguj: Pse trangujt meritojnë një vend të përhershëm në pjatën tuaj

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy të mitur dhe dhëndri i çiftit, të cilët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Deklarimet e tyre pritet të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Pas krimit, Hysni Patushi ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte shpallur në kërkim. Më pas, ai është dorëzuar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Related article  Banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave, përcaktimin e motivit dhe administrimin e provave që do t’i referohen Prokurorisë.

Tiranë – Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Related article  E FORTE! SPAK troket ne deren e kengetares se njohur, i zbulohet e shkuara e erret, rrezikon qe…

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inNEWS