Skip to content

Lajm i fundit | Dhëndri mbyt vjehrrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës, ku një 70-vjeçar dyshohet se ka vrarë vjehrrën e tij 97-vjeçare, me të cilën jetonte.

Viktima, e cila vuante nga disa probleme shëndetësore, ishte nën kujdesin e vajzës dhe dhëndrit të saj. Në momentin e ngjarjes, 97-vjeçarja dhe dhëndri i saj ndodheshin vetëm në banesë.

Related article  Ish-deputeti socialist plas keq: Të ikë Rama, të vijë një që është njeri

Sipas hetimeve paraprake, burri dyshohet se e ka mbytur të moshuarën duke i vendosur një qese plastike në kokë, pasi ajo kishte shprehur nevojën për ndihmë mjekësore.

Related article  Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai PERLOT publikun dhe jep mesazhin që do t’ju lërë pa fjalë

Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe prokurori Marco Brusegan, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, shkruan Tch.

Related article  Dyshohej se u mbyt në det, gruaja gjen burrin pas 3 orësh në …

I dyshuari është arrestuar dhe pritet të dërgohet në burg, ndërsa vijojnë procedurat hetimore dhe ligjore për ngjarjen.

Published inNEWS