Skip to content

Kèrcet arma ne tirane, policia del me detajet

Dy persona të akuzuar për vepra të rënda penale, kryesisht krime kundër jetës dhe pronës, janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar që ka qëlluar drejt një servisi në Kashar me armë, dhe plagosjen e një 54 vjeçari në Institut, tre ditë më parë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndaluan shtetasin V. T., 30 vjeç. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjera ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit, më datë 10.09.2026.

Related article  Arsyeja tronditëse pse ky pilot i tm*rruar shp*rtheu në lot

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Related article  Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. D., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Related article  Gjendet shkaku zyrtar perse umbi jeten aktorja e njohur

Ky shtetas dyshohet se më datë 14.10.2026, në rrugën “Kadri Prishtina”, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin G. A., 54 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Published inNEWS