Vjen njoftimi urgjent! Moti bën kthesë të shtunën, bëhuni gati për stuhinë, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Moti pritet të ndryshojë të shtunën, kur pas ditëve me temperatura të larta do të rikthehen reshjet lokale të shiut. Megjithatë, temperaturat do të vijojnë të mbeten në nivele të larta për këtë periudhë të vitit.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, deklaroi se temperaturat maksimale gjatë kësaj jave do të arrijnë rreth 34 gradë Celsius.

Related article  Parashikimi i motit për fundjavën dhe muajin tetor/ Meteorologu paralajmëron, ja kur priten reshjet e shiut

“Të shtunën do të kemi reshje shiu, por lokale. Temperaturat do të jenë të larta”, tha Gjoni në Report Tv.

Në zonat malore, temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin në vlerat 18-19 gradë.

Related article  Kelly Brook, 45, praised for her well-balanced and admired body proportions

Sipas Gjonit, një ndryshim më i ndjeshëm i kushteve atmosferike pritet gjatë javës së fundit të shtatorit. Në këtë periudhë pritet të ndihet më shumë vjeshta, ndërsa reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Pavarësisht rikthimit të reshjeve, rreziku nga zjarret mbetet i pranishëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Përjashtim bëjnë qarqet e Kukësit dhe Korçës, ku niveli i rrezikut paraqitet më i moderuar.

Related article  I fejuari i saj humbi jetën ditën e dasmës, por më pas ajo zbuloi sekretin e madh që ai kishte fshehur

Gjoni paralajmëroi se kushtet atmosferike, veçanërisht era, mund të favorizojnë përhapjen e flakëve, kryesisht në zonat pyjore. Sipas saj, kushte të ngjashme paraqiten edhe në vendet e tjera të rajonit.