Skip to content

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët

Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku.

Sipas informacioneve të raportuara, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Pasi kishte shkuar në apartament, ajo e kishte gjetur Kiliç të palëvizshëm në divanin e dhomës së ndenjes.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet nga detyra zyrtari i lartë i shtetit shqiptar

Në vendngjarje janë njoftuar policia dhe ekipet mjekësore, të cilat pas mbërritjes kanë konstatuar vdekjen e aktorit.

Sipas deklarimeve që partnerja e tij i ka dhënë policisë, Kiliç vuante nga kanceri limfatik, i njohur si limfoma. Media të ndryshme turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.

Related article  Pas 29 ditësh protestë, protestuesit hedhin hapin e bujshëm, del plani për qeveri teknike tranzitore

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar që lidh këto probleme shëndetësore me vdekjen e tij. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga autoritetet pas procedurave përkatëse mjeko-ligjore dhe hetimore.

Related article  “Zbythet” qeveria! Pas protestave masive, nuk e besoni çfarë po bëhet sot në Zvërnec
Published inNEWS