Skip to content

Vjen njoftimi i fundit per 25 vjecaren

Një 25-vjeçare, e cila pësoi djegie të rënda në rreth 85% të sipërfaqes së trupit nga zjarri që përfshiu dy ditë më parë hotelin “Brooklyn” në Vlorë, është nisur drejt Turqisë për trajtim të specializuar.

Pacientja Ana Dyrmishi qëndroi nën kujdesin e ekipeve të terapisë intensive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përfundimit të procedurave mjekësore dhe administrative, është bërë i mundur transferimi i saj në një spital në Turqi, ku do të vijojë trajtimin.

Related article  Ngjarje e rende ne vore, dalin pamjet e ngjarjes

Nën monitorimin e mjekëve vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të sipërfaqes së trupit. Të plagosurit e tjerë raportohet se janë në gjendje të stabilizuar. Mes tyre janë Nderim dhe Arlinda Rexhepi, të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës për shkak të frakturave të pësuara.

Related article  40 dite proteste ne shesh, Edi Rama befason fuqishem me vendimin per doreheqje

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn”, në zonën e Lungomares në Vlorë.

Gjashtë persona mbetën të lënduar, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, disa prej pushuesve u detyruan të hidheshin nga ballkonet e hotelit.

Related article  Lajm i trishte kete te premte, humb jeten nje person i rendesishem per vendin

Sipas të dhënave të Policisë, zjarri dyshohet se nisi në katin e parë të godinës si pasojë e një defekti në prizën elektrike të një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas flakët u përhapën në pjesë të tjera të ndërtesës.

Në hotel ndodheshin edhe pushues të tjerë, përfshirë shtetas të huaj, të cilët arritën të dilnin pa pësuar lëndime.

Published inNEWS