Skip to content

Doreheqjet e bujshme ne News 24, reagon me urgjence Ola Bruko: Ky televizion është…

Pas lajmit se moderatorja dhe gazetarja e News24, Ola Bruko, është larguar nga televizioni News24, vetë Bruko ka reaguar duke i cilësuar këto raportime si “sajesa të stisura”, duke konfirmuar se vijon të jetë pjesë e News24.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ola Bruko ironizon lajmin e publikuar, duke theksuar se mjaftoi mungesa e saj vetëm një ditë, të dielën, që të “sajohej” edhe largimi i saj nga televizioni.

Related article  Dalin emat e dy te rinjve qe humben jeten ne plazhin e Shengjinit

“Një ditë mungova në ekran (sot e diel) dhe u bë nami, u sajua deri largimi im nga News24!! Janë thjesht sajesa të stisura. Shihemi nesër si çdo ditë në orën 13:30 në programin e drekës. Do shihemi dhe gjithë sezonin gjithashtu!”, shkruan Bruko.

Related article  Fundjava shenon ngjarje te renda!

Reagimi i saj vjen pas një shkrimi ku pretendohej se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga News24 dhe se kishte nisur të interesohej për televizione të tjera private.

Ola Bruko e mohon kategorikisht këtë pretendim dhe konfirmon se do të vijojë të jetë në ekranin e News24, si në programin e drekës, ashtu edhe gjatë sezonit të ri televiziv.

Related article  Ngjarje e rëndë në Vlorë, publikohen emrat

Reagim i moderatores, Ola Bruko:

Nje dite mungova ne ekran (sot e diel) dhe u be nami, u sajua deri largimi im nga News24!!
Jane thjesht sajesa te stisura.

Shihemi neser si cdo dite ne oren 13:30 ne programin e drekes. Do shihemi dhe gjithe sezonin gjithashtu! News24 eshte shtepia ime

Published inNEWS