Skip to content

Prinderit perballen me ngjarjen e rende ne udhetimin e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundi Italinë, ku një çift rumun udhëtoi për rreth 100 kilometra me djalin e tyre 31-vjeçar të pajetë në sediljen e pasme të makinës duke menduar se ishte në gjumë, pa e kuptuar që kishte humbur jetën.

Sipas raportimeve të mediave italiane, familja ishte duke udhëtuar dejt Torinos në autostradën A21, mes Casteggio dhe Vogherës. Babai ishte duke drejtuar automjetin, nëna ndodhej në sediljen e përparme, kurse 31 vjeçari ishte ulur pas. Sipas dëshmisë së dhënë nga prindërit, ata menduan se ai ishte në gjumë dhe gjatë rrugës u përpoqën disa herë ta zgjonin por ai nuk reagonte.

Related article  Pak minuta nga nisja e protestes, vjen reagimi urgjent nga Amerika: Mesazhi qe po terheq vemendjen

Pas kësaj ata ndaluan në një zonë pushimi, aty ku kuptuan se i biri nuk kishte puls dhe telefonuan menjëherë emergjencën. Kur ekipi mjekësor mbërriti në vendin e ngjarjes, konstatoi vetëm vdekjen e tij.

Related article  Nuk mundi ta përballontë më! Jep dorëheqjen Kryeministri njohur, bën fjalimin e fortë

Sipas dëshmisë së prindërve, i riu kishte folur për herë të fundit rreth 100 kilometra më herët. Ata u thanë autoriteteve se ai vuante nga probleme të lehta me zemrën, ndërsa dyshohet se vdekja u shkaktua nga një gjendje e papritur shëndetësore.

Related article  Ngjarje e fundit, lekundje termeti! Ja detajet
Published inNEWS