Skip to content

Del foto e personit te dyshuar per ngjarjen e rende

Publikohen fotot e 42-vjeçarit shqiptar Elvis Metvelajt, i arrestuar dhe dyshuar nga autoritetet italiane si autor i vdekjes së 46-vjeçares Ornella Forastefano në Kalabri.

Sipas mediave italiane, Metvelaj ishte partneri i viktimës dhe u ndalua në portin e Barit, ku dyshohet se po përgatitej të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Forastefano u gjet gjatë natës jashtë urgjencës së spitalit në Trebisacce, me dëmtime të rënda në trup. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 46-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Gjendja në të cilën u gjet ka ngritur dyshimet se ajo ishte dhunuar përpara se të dërgohej në spital.

Related article  Atentat në Rusi, vritet Putini

Hetimet u përqendruan te Metvelaj, i cili ishte larguar dhe nuk ndodhej në banesë. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Related article  At 68, David Caruso looks unrecognizable

Dhunoi për vdekje partneren në Itali, publikohet fotoja e

Sipas raportimeve, çifti jetonte së bashku prej rreth një viti, ndërsa marrëdhënia e tyre nuk ishte pranuar nga familjarët e 46-vjeçares.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se Metvelaj ishte i njohur më parë për autoritetet dhe ishte arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një hetimi për trafik droge.

Related article  Aksident fatal ne vend, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij

Prokuroria e Castrovillarit po drejton hetimet. Rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore, pamjet e kamerave të sigurisë dhe komunikimet telefonike pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.

Ornella Forastefano menaxhonte një bar në qendër të Trebisacces së bashku me dy fëmijët e saj.

Published inNEWS