Skip to content

Pas ditëve përvëluese, Shqipëria merr frymë: ja kur rikthehen reshjet

Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, sinoptikani Elvi Jahaj ka parashikuar një ndryshim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me masa ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa.

Sipas tij, reshjet do të jenë të pranishme në disa zona, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie, veçanërisht në fillim të javës së ardhshme.

“Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug.

Related article  Misteri i frikshëm i ‘Nuseve të Gurta’ në Valbonë që tmerron këdo që i sheh!”

Priten reshje shiu me intensitet të ulët në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë hera-herë mund të ketë reshje më të mëdha, deri në formën e shtrëngatave. Priten edhe ngarkesa elektrike dhe breshër. Në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit reshjet do të jenë të herëpashershme, por me intensitet të ulët.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende e oreve te vona

Edhe në fundjavë, vendi do të karakterizohet nga kushte ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa. Por moti pritet të jetë i kthjellët. Në malësitë e jugut gjatë fundjavës priten vranësira dhe reshje shiu.

Për fillimin e javës së ardhshme pritet mot i kthjellët, teksa të martën pritet depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lagështa. Të martën në mesditë reshjet e shiut priten të herëpashershme me intensitet të ulët dhe do të përfshijnë gjithë territorin.

Related article  E mbani mend kamarieren që u martua me Sheikun e Dubait? Ja si është jeta e saj pas 13 vitesh – s’do ta besoni!

Temperaturat do të bien, për të shkuar në 35-36 gradë Celsius. Edhe vlerat minimale do të bien. Era do të jetë e lehtë, por hera-herës mund të ketë shpejtësi mesatare prej 10-12 kilometrash në sekondë”, u shpreh Jahaj.

Published inNEWS