Skip to content

Nderrojne jete dy motra, identifikohen

Tragjedia rrugore që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë i mori jetën fatalisht dy grave, motra.

Viktimat janë Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe, raporton noa.al.

Të ndjerat gjetën vdekjen të dhimbshme pasi u mbytën teksa makina ku udhëtonin ra në një kanal jashtë rruge.

Related article  Njoftim URGJENT! Ja qytetet ne Shqiperi ku temperatura do te shkoje mbi 40 grade, kujdes!

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Çukas të Lushnjës, raporton noa.al e cila konfirmoi lajmin nga policia e Shtetit.

Makina me të cilën udhëtonin dy motrat, ka humbur drejtimin dhe në rrethana të papritura ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal i cili ishte plot memjetin.

Related article  Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator

Makina drejtohej nga e ndjera Florije Xhepa, kurse motra e saj Mirela Hasko, ishte pasagjere në mjet.

Dy motrat janë bllokuar brenda ujit në kanal dhe nuk kanë mundur të dalin të gjalla që andej duke u mbytur.

Related article  Policia jep njoftimin urgjent pas ngjarjes se rende ne Fier! Mesohet se dy persona (detaje)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor. Ata po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti fatal.

Published inNEWS