Skip to content

Arrstohet polici i “Shqiponjave”, i mori jetën 66 vjeçarit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Tiranë-Rinas. Një efektiv i Forcave të Posaçme “Shqiponja” është vënë në pranga pasi ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga punonjësi i policisë me iniciale I.T., pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është përplasur me biçikletën me të cilën udhëtonte shtetasi S.M., 66 vjeç. Si pasojë e goditjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Related article  ‘Plas’ brenda kampit te socialisteve! Ish-kandidati per deputet i PS i bashkohet fuqishem protestes

Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), efektivit i është nënshtruar testit të alkoolit menjëherë pas ngjarjes, nga i cili ka rezultuar negativ (0.0 mg/I).

Related article  Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon me gisht Trump atletet e tij të bardha, ja si reagon Presidenti amerikan

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, AMP ka bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (Neni 290/3 i Kodit Penal).

Related article  Mbledhja e Partisë! I tha se po emëron anonimë! Edi Rama shpërthen ndaj Braçes. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Published inNEWS