Skip to content

NDRYSHIM i paralajnëruar/ Rama nxjerr njoftimin dhe ka një thirrje: Keni afat deri më

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik, përmes një njoftimi për hapjen e “Rrjetit MIA”.

Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara për “Kthesën e Mandatit të Katërt”, siç shprehet ai, Rama fton të interesuarit të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me Agjencinë për Media dhe Informim përmes ideve dhe projekteve të reja.

Related article  Teenage heartthrob left Hollywood to focus on family

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 10 shtator 2026, në orën 23:00.

● Njoftim i plotë:

“Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik. Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:

Related article  Aksident tragjik në vend, nderron jete nje person

RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR

Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Agjencia për Media dhe Informim hap:

Rrjetin MIA për dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media, rrjete sociale, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.

Related article  Aksioni blic i SPAK, disa policë të arrestuar

Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

Apliko në: [email protected]

Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.

AFATI

10 SHTATOR 2026 | ORA 23:00

Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot.

Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër”, thuhet ne njoftim.

Published inNEWS