Skip to content

Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta Nën Koloneli i njohur shqiptar, dalin detajet e trishta dhe njoftimi urgjent

Nënkolonel Xhevahir Abdija është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familjarët, kolegët dhe miqtë. Ai u nda nga jeta parakohe, në moshën 63-vjeçare, ndërsa do të prehet përgjithmonë në varrezat e Tufinës.

Për ata që e njohën, Xhevahir Abdija nuk ishte vetëm një ushtarak i respektuar, por edhe një njeri i dashur, me miqësi të shumta dhe me një natyrë të veçantë që e bënte të paharrueshëm në çdo shoqëri. Kolegët dhe miqtë do ta kujtojnë me respekt për karakterin, humorin dhe ngrohtësinë që përcillte në çdo takim.

Related article  Trump Issues Threat to Russia, China, Other BRICS Countries: 'There Will Be No Exceptions'

 “Na dogje shpirtin, vëlla. Dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë. Çfarë të them më parë, o i miri? I njohur e me shumë shokë, lezeti i tavolinave dhe bisedave. Nuk mund ta pranoj ikjen tënde… kaq shpejt. Do të na mungojë përjetë dashuria dhe humori yt, o i mençuri dhe i miri ynë. Ti do të jesh gjithmonë me ne, sa të rrojmë, i përjetshëm e i paharruar në zemrat tona.”, ka shkruar e motra e nënkolonelit ku dhe ka dhënë lajmin e trishtë për humbjen e të vëllait.

Published inNEWS