Skip to content

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kete zone ne Tirane

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Daiasit në Tiranë, ndërsa flakët si pasojë e erës së fortë po përhapen me shpejtësi. Forcat zjarrfikëse ndodhen prej orësh në terren dhe po luftojnë për neutralizimin e vatrës, ndërsa situata paraqitet kritike.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë alarmante, me flakët që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë edhe kryeqytetin.

Related article  Vjen thirrja urgjente nga Tirana, kerkohet ndihme nga

Një moment i frikshëm është bërë publik përmes një videoje të shpërndarë në rrjet, ku duket se flakët afrohen me shpejtësi drejt efektivëve që po ndërhynin për shuarjen e zjarrit. Në pamje dëgjohet një prej zjarrfikësve që i drejtohet kolegut të tij: “O Sokol, o Sokol, ik, hip makinën dhe ik!”

Në zonën e përfshirë nga flakët nuk raportohet për probleme me banesat, pasi vatra ndodhet kryesisht në një territor me bimësi të dendur dhe shkurre. Megjithatë, përmasat dhe shpejtësia e përhapjes së zjarrit kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen.

Related article  Sicko liberals celebrating the death of little girls in Texas floods tells you everything about the new evil rot

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ndërhyrë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, një Cougar dhe një Black Haëk, të cilët po operojnë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Related article  VIDEO/ E frikshme tek Liqeni Artificial, dalin pamjet e tmerrshme që po bëjnë xhiron e rrjetit

Daiasi nuk është e vetmja zonë problematike në këtë aks. Dy vatra të tjera janë aktive në Dajt dhe Priskë, por fatmirësisht ato raportohet se janë nën kontroll. Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e Dajtit ndodhen rreth 22 forca zjarrfikëse që po punojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa edhe aty vijon ndërhyrja nga ajri.

Published inNEWS