Skip to content

Autori i ngjarjes se rende ne Shkoder del para Gjykates

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.

Gjatë seancës gjyqësore, 64-vjeçari ka befasuar te gjithe pasi jo vetem qe vijon te mos sfaqe senja pendese, por edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues, duke zgjedhur të heshtë.

Related article  Aksident i rende ne vend, mesohet se ka humbur jeten nje person

Ndërkohë, avokati mbrojtës, Agim Martini, ka kërkuar që klienti i tij t’i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike, me argumentin se është e nevojshme të vlerësohet gjendja e tij mendore.

Related article  “Smund ta gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë

Pavarësisht kësaj kërkese, gjyqtarja Zamira Lila vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi izolimin e 64-vjeçarit deri në vijimin e procedurave hetimore.

Related article  A Grieving Son Broke School Rules but Later Received a Surprising Military Honor

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefen Ziçi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, 54-vjeçaren Bardhe Ziçi, me një armë gjahu tip çifte në banesën e tyre.

Published inNEWS