Skip to content

MOTI NE VEND/ Urgjente, temperaturat thuhet se do arrijne kaq grade! Paralajmerohen keto 5 qytete

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar për rrezik të lartë nga zjarret në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimit të IGJEO-s, nivel “i lartë” rreziku pritet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë parashikohet nivel “i moderuar” rreziku.

Related article  Akuze e rende per aktorin Robert Ndrenika (E plote)

Megjithatë, edhe në disa prej qarqeve ku rreziku në përgjithësi klasifikohet si i moderuar, zona të caktuara pritet të përballen me nivel të lartë rreziku. Konkretisht, kjo situatë parashikohet në jugperëndim të Shkodrës, në pjesën qendrore të Kukësit, në jugperëndim të Dibrës, në verilindje të Korçës dhe në veriperëndim të Beratit.

Related article  Plas arma ne Shqiperi, qellon dy vellezer dhe nje kusheri i tyre, pese persona dyshohet se…

IGJEO thekson se rreziku nga zjarret pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së martë. Sa u përket kushteve meteorologjike, gjatë pasdites së sotme parashikohen reshje të dobëta lokale në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje. Për të martën nuk parashikohen reshje në territorin e vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 23 deri në 35 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 22 deri në 39 gradë në zonat e ulëta dhe nga 16 deri në 34 gradë Celsius në zonat malore. Era parashikohet e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore mund të arrijë intensitet më të lartë.

Related article  E fundit! Protesta në Tiranë, 'futen në rreth të kuq' 15 persona, tronditese per cfare po i akuzon Policia e Shtetit
Published inNEWS