Skip to content

Del foto e te riut qe humbi jeten

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në Liqenin e Pogradecit, ku i riu nga Maliqi Kertis Risvani, humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e liqenit.

Trupi i 32-vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e liqenit pas disa minutash kërkime dhe më pas është dërguar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku do t’i bëhet edhe ekspertiza mjekoligjore. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar infarkt në momentin që trupi i tij ka prekur ujin.

Related article  I rritur me prindër të ndarë, Kristjan Sterjo kishte plagosur të atin sepse ai…!

Jetonte me nënën dhe motrën me qira, ja kush është
Kertis Risvani
Në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, 32-vjeçari ishte lundruar me varkë me dy miqtë e tij dhe është hedhur në ujërat e liqenit për t’u larë, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën.

Related article  Aksident i rëndë në vend, 3 persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Bëhet me dije se Rizvani, ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte me nënën dhe motrën e tij me qira në fshatin Libonik të Bashkisë Maliq. Mësohet se në ditët në vijim, do të mbahet edhe ceremonia mortore për Risvanin, i cili ishte i pamartuar.

Related article  “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila e Tares ku qëndroi Balluku u pastrua edhe nga vajza e sanitares,
Published inNEWS