Skip to content

Plas arma ne Shqiperi, qellon dy vellezer dhe nje kusheri i tyre, pese persona dyshohet se…

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me konfliktin e dhunshëm të ndodhur në Tepelenë, ku tre persona mbetën të plagosur pas një përleshjeje me sende të forta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026, ndërsa pas veprimeve hetimoreu bë i mundur identifikimi i pesë personave të dyshuar si autorë të përfshirë në konflikt.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç.

Related article  Goditja që mori Edi Rama! Jam me popullin, jo me partinë’! Dalin detajet se si kreu i PS në Poliçan jep dorëheqjen

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë përplasjes njëri prej personave të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me konfliktin e çastit, të ndodhur rreth orës 01:10, të datës 31.07.2026, në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta 3 shtetas, ju informojmë se:

Related article  EMRAT/ E rèndë në Tiranë, burri vrèt me th ikë bashkëshorten në sy të nipit të mîtur

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.

Related article  LAJMI I FUNDIT, Ora verore s’do ndryshojë më

Po nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Published inNEWS