Skip to content

Fermerit i shkatërrojnë vreshtat pasi nuk pranoi, reagon me urgjencë Kryateri i Bashkisë: Kemi vendosur ti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Ravanuza-s në Itali, ku vreshti i një fermeri është shkatërruar, në atë që autoritetet lokale e kanë cilësuar si një akt intimidimi të lidhur me gjobëvënien kriminale.

Sipas reagimit të bërë publik nga kryebashkiaku i Ravanuza-s, fermeri dyshohet se është goditur pasi kishte refuzuar t’u nënshtrohej kërkesave për pagesë nga persona të lidhur me struktura kriminale.

Related article  Man Arrested on Accusation of Making Explosive Devices and Placing Them Around New York City - Including on a Subway Track

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një sipërfaqe të konsiderueshme të vreshtit të dëmtuar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal.

“Mafia është një mal me mut. Në Ravanuza nuk ka më vend për parazitët”, shkruan kryebashkiaku në reagimin e tij, duke e konsideruar shkatërrimin e vreshtit një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës dhe dinjitetit të fermerit.

Related article  Selin Bollati: “Është larguar nga shtëpia”/ Kërkohet ndihmë

Ai ka shprehur solidaritet të plotë me fermerin e prekur dhe ka bërë të ditur se institucionet lokale do të qëndrojnë pranë tij.

Kryebashkiaku u ka bërë gjithashtu apel qytetarëve që të mos heshtin përballë episodeve të tilla dhe që çdo person që ka parë, dëgjuar apo disponon informacione të dobishme t’u drejtohet forcave të rendit.

Related article  E fundit! Vetëvendosja e Albin Kurtit i përgjigjet me detajet tronditëse Ramës për protestat në Tiranë: Shikoje çfarë po të

“Frika mposhtet së bashku dhe përgjigjja më e mirë është bashkëpunimi i një komuniteti të bashkuar dhe të lirë. Kush sulmon punën e qytetarëve tanë, sulmon të gjithë Ravanuza-n”, përfundon reagimi.

  

Published inNEWS