Skip to content

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në rajonin e Kusko, në juglindje të Perusë, njoftoi policia të shtunën. Aksidenti ndodhi në periferi të Polpatës, ku një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion të madh që kishte mbetur i ndaluar në rrugë.

Related article  Çfarë po “bluan” ish-ministrja e Ramës? Elisa Spiropali me zyrë të re në ish-Bllok, kush po hyn e del

Furgoni po udhëtonte në linjën mes qyteteve Chalcahuacho dhe Arequipa, kur u përplas me kamionin, i cili ishte ndalur për shkak të një defekti mekanik.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i furgonit nuk e kishte parë në kohë kamionin e ndaluar, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme.

Related article  Familjaret e italianes bejne kerkesen e dhìmbsme

Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. Përplasja ishte aq e rëndë sa disa prej personave në furgon humbën jetën në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme.

Related article  “Volkswageni” e ngriti 50 metra në ajër

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, veçanërisht në rrugët e zonave malore, ku kushtet e rrugës, defektet mekanike dhe mungesa e ndriçimit mund të rrisin rrezikun. Policia vijon punën për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.

Published inNEWS