Skip to content

Realizohet brenda nëntorit/ Ndryshim i madh për Shqipërinë, nga telefoni do të

Në vetëm pak sekonda, me kosto ndjeshëm më të lirë dhe pa nevojën e një karte fizike… në kafene, restorant apo supermarkete, shqiptarët do mund të kryejnë së afërmi “pagesa të shpejta”.

“Objektivi më aktual është nëntori, që do të thotë në nëntor, koordinuar dhe me gjithë tregun bankar dhe jobankar, do të dalim live me infrastrukturën e Instant Payment, që do të thotë, pagesa shumë më të shpejta në kohë reale, brenda maksimumi 20 sekondave, në platformën e TIPS-clone, që është një platformë e ofruar nga Banka e Italisë, është identike me platformën e e ECB-së, të Bashkimit Evropian, që është platforma TIPS”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Related article  RIKTHEHET në skenë Ervis Martinaj, emri i tij del në dosjen “ARUBA” dhe në bisedat e SkyECC

Pagesat e shpejta përfaqësojnë evolucionin e pagesave në pikën e shitjes drejt konceptit nga llogaria në llogari, duke shmangur kartën e pagesës, si instrument dhe infrastrukturën e ndërmjetësimit të lidhur me të.

Related article  Moti javor, reshje të pakta ; mot më i ftohtë!

“Vlerësojmë se kursimi i bizneseve dhe qytetarëve nga pagesat e shpejta do të jetë rreth 35 miliardë lekë, ndërsa ekonomia në përgjithësi do të kursejë deri në 38 miliardë lekë”, tha Sejko.

Related article  Signs of pancreatic cancer you should never ignore...

Pavarësisht tensioneve dhe rritjes së inflacionit, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun, në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Published inNEWS