Skip to content

Aksident me vd ekje, qytetari humb jetën pasi përplaset nga një makinë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, ku një automjet me drejtues shtetasin me iniciale D. N. ka përplasur këmbësorin me iniciale Xh. Zh.

Related article  Nga heqja përjetshme e patentës te gjobat 60 mijë lekë, ja RREGULLAT e reja për shoferët që kanë hyrë në fuqi

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Related article  Gruaja humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i tetë i ndërtesës

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Related article  Zbulohet edhe kjo gje shokuese per Egzonin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Published inNEWS