Skip to content

Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Pas një dite me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë territorin shqiptar, duke sjellë reshje dhe rrebeshe.

“Reshjet do të jenë më të dendura fillimisht në veriperëndim dhe në zonat perëndimore, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt jugperëndimit dhe jugut. Rrebeshet do të jenë më të pranishme gjatë natës dhe orëve të para të së premtes, ndërsa gjatë ditës reshjet do të dobësohen gradualisht”, tha meteorologia Tanja Porja.

Related article  LAJM SHUMË I DHIMBSHËM / Një ngjarje e rëndë ndodhi në familje

Sipas saj, e premtja do të sjellë një rënie të temperaturave, veçanërisht në veri dhe verilindje, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 23-24 gradë celsius vetëm në jugperëndim.

Related article  Edi Rama bën gati “Big Bang”-un e pushtetit, 90% e qeverisë drejt shkarkimit! Dalin emrat dhe gjithçka do ndodhë të Premten

“Kryeqyteti nesër në mesditë pritet të jetë mjaft i freskët për shkak të prezencës së vranësirave dhe të reshjeve që shpesh do të jenë rrebeshe jo vetëm në kryeqytet, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar dhe më së shumti gjatë natës dhe orëve të mëngjesit”, theksoi Porja.

Related article  Lajmi i madh per eventin astrgjik, ja cfare mund tju ndodhe

Sipas saj të shtunën reshjet do të mbeten vetëm në zona të izoluara gjatë orëve të para, ndërsa nga mesdita moti do të përmirësohet.

Published inNEWS