Skip to content

Realizohet brenda nëntorit/ Ndryshim i madh për Shqipërinë, nga telefoni do të

Në vetëm pak sekonda, me kosto ndjeshëm më të lirë dhe pa nevojën e një karte fizike… në kafene, restorant apo supermarkete, shqiptarët do mund të kryejnë së afërmi “pagesa të shpejta”.

“Objektivi më aktual është nëntori, që do të thotë në nëntor, koordinuar dhe me gjithë tregun bankar dhe jobankar, do të dalim live me infrastrukturën e Instant Payment, që do të thotë, pagesa shumë më të shpejta në kohë reale, brenda maksimumi 20 sekondave, në platformën e TIPS-clone, që është një platformë e ofruar nga Banka e Italisë, është identike me platformën e e ECB-së, të Bashkimit Evropian, që është platforma TIPS”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Related article  Mamaja dhe vajza e tij nuk i flasin me gojë Rudinës! Mark Frroku bën deklaratën e fortë: Jeta është luftë kam zgjedhur të

Pagesat e shpejta përfaqësojnë evolucionin e pagesave në pikën e shitjes drejt konceptit nga llogaria në llogari, duke shmangur kartën e pagesës, si instrument dhe infrastrukturën e ndërmjetësimit të lidhur me të.

Related article  Doreheqjet e bujshme ne News 24, reagon me urgjence Ola Bruko: Ky televizion është…

“Vlerësojmë se kursimi i bizneseve dhe qytetarëve nga pagesat e shpejta do të jetë rreth 35 miliardë lekë, ndërsa ekonomia në përgjithësi do të kursejë deri në 38 miliardë lekë”, tha Sejko.

Related article  LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me shtetin e madh evropian

Pavarësisht tensioneve dhe rritjes së inflacionit, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun, në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Published inNEWS