Të shtëna me a rmë brenda restorantit!

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në jug të Idaho-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në një zonë të frekuentuar tregtare në qytetin Twin Falls, ku qindra persona ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin e të shtënave.

Related article  On Mother’s Day, a little girl arrived with my son’s backpack — and a shocking secret that changed everything

Sipas autoriteteve lokale, policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti trupin e personit të dyshuar si autor të sulmit në një zonë pranë restorantit. Zyrtarët thanë se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Identitetet, moshat dhe të dhëna të tjera për viktimat nuk janë bërë ende publike, pasi autoritetet po punojnë për njoftimin e familjarëve.

Related article  E bujshme! Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

Shefi i Policisë së Twin Falls, Matthew Hicks, deklaroi se hetimet për identitetin e autorit dhe motivin e sulmit vijojnë.

“Besojmë se rreziku për komunitetin ka kaluar. Ishte një skenë shumë kaotike”, tha ai.

Dëshmitarët kanë përshkruar momentet e frikës gjatë sulmit. Një 34-vjeçar që ndodhej pranë restorantit tha se pa një person me një armë të tipit AR duke dalë nga zona e shërbimit me makinë, ndërsa një tjetër person me pistoletë nisi të qëllonte ndaj tij. Policia vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Related article  E fundit! Kim Mehmeti: Piktori ka dhënë dorëheqjen, por nuk ia ka miratuar “Aleanca”! Më dhimbset, nuk e dini se çfarë po i bëjnë