E FUNDIT, Çfare po ndodh!!?? Kerkohet urgjentisht arrestimi i ketij deputeti shqiptar, ja cfare akuzohet

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap nga Kuvendi.

“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Related article  Former Chick-fil-A Employee Arrested for Allegedly Ringing Up 800 Orders of Mac and Cheese and Refunding $80K to His Credit Cards

Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës sot në ora 15:00.

Related article  Do të ketë stuhi dhe rrebeshe shiu? Metereologia e njohur: Pas datës 7 korrik do të kemi kthesë të motit

Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin për konfidencialitetin e saj sipas kushtetutës pasi është një dokument i klasifikuar.

Por në këtë ambient ku do duhej të lexohej kjo marrëveshje nga të gjithë deputetët, Agron Shehaj futet, e merr dhe largohet me vrap.

Related article  E fundit! Me frikë se mund ti ikin 20 deputetë! Edi Rama u “bën” zbor socialistëve! Gati shkarkimi i gjithë ministrave, pritet të