Skip to content

“Mos bëj asnjë lëvizje se do vras veten”, shefi i Policise nxjerr te gjitha detajet qe nuk i kishim degjuar: “Rozalinda kishte…”

Mariglen Koroveshaj, shefi i stacionit policor të Roskovecit, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes së ndodhur në fundjavë në territorin e bashkisë që mbulon dhe negociatat me autorin Nertil Buzi, për të dorëzuar ish-të dashurën dhe një tentativë për dorëzimin e vetë atij, gjallë.

35 vjeçari ka refuzuar për disa orë çdo negociatë, duke vrarë veten. Në momentet e parë, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe negociatorët e RENEAS kanë tentuar me çdo formë ta bindnin, por Nertili refuzoi.

Pak orë para se të ndërmerrte aktin e rëndë vetëflijues, i riu kërkoi që pranë makinën të shkonte vetë shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj dhe falë negociatave me të, pranoi të dorëzonte ish-të dashurën Rozalinda Plaka.

“Me marrjen e njoftimit nga Salla Operative e Policisë për ngjarjen e ndodhur, kemi bërë njoftimin e eprorëve tanë. Jemi nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Kur shkuam aty mësuam se kishte viktima, autori ishte larguar, kishte marrë dhe vajzën e shtëpisë me vete. Jemi vënë në ndjekje së bashku me një patrullë policie. Mësuam numrin e kontaktit të autorit dhe e telefonuam për të bërë negociata. Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin, deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë personalisht të afrohem në vendin ku ai ndodhej së bashku me pengun. Ka qenë zgjedhja e tij nga negociatat që janë bërë për rreth dy orë, nga momenti që autori është kontaktuar”, është shprehur ai për Vizion Plus.

Related article  Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vr asja e rëndë që tronditi Shkodrën

Shefi Mariglen Koroveshaj ka rrëfyer dinamikën e situatës, duke treguar për herë të parë se Nertil Buzi i ka kërkuar disa herë të mos merrte armatim me vete, në të kundërt ai do të vriste veten.

Në një situatë vërtet të rrezikshme dhe me guxim, Koroveshaj ka pranuar të dorëzonte armatimin dhe është afruar i vetëm pranë makinës ku 35 vjeçari ishte ngujuar bashkë me ish-të dashurën që kishte marrë peng.

“Unë jam afruar sipas kërkesave të autorit, në vendin ku ai ndodhej dhe përsëri ka refuzuar ta lëshonte vajzën, sepse e shikonte si garanci që të mos i ndodhte gjë. Në ato momente më ka kërkuar që të afrohem i paarmatosur dhe i vetëm. E kam zbatuar kërkesën e autorit. Në momentin që i jam afruar, ka kërkuar sërish të më shikonte nëse jam i armatosur. E kam zbatuar kërkesën e tij. Duhej të bënim çdo gjë që ai të mos agravohej apo acarohej më tepër, sepse qëllimi ishte shpëtimi i jetës së tij dhe pengut.

Në momentin që jam afruar më ka thënë: “Mos bëj më asnjë lëvizje të afrohesh, se do të vras veten”. Jam tërhequr dhe kam bërë negociatat derisa është bërë e mundur që autori të lironte pengun. Ishte një moment i rrezikshëm. Në ato momente mendon si të shpëtosh një jetë njeriu, çdo sekondë është vendimtare. Veprimet duheshin kryer sa më shpejt, pasi gjendja e rënduar që ndodhej autori mund të agravonte dhe të rëndonte situatën”, është shprehur ai.

Related article  E rëndë! Aktori shqiptar vdq në spital, familjarët ngrejnë

Shefi i stacionit policor të Roskovecit ka treguar për Vizion Plus edhe gjendjen e rënduar në të cilën ndodhej vajza Rozalinda Plaka, qoftë emocionale për shkak se Nertili i kishte vrarë të dy prindërit dhe atë e kishte marrë peng, por qoftë edhe fizike sepse ka pasur dëmtime.

“Vajza ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe fizike. Kishte dëmtime në pjesën e trupit që ishin shkaktuar nga autori në momentin që e ka marrë me forcë nga banesa. Kishte shumë dëmtime fizike që e bënin të pamundur të ecte. Në ato momente që ka dalë nga automjeti, duhet të largohej sa më shpejt nga zona e rrezikut. Jam rikthyer te autori për të vazhduar negociatat që të lironte armën dhe të mos vazhdonte më me situatën”, është shprehur shefi Mariglen Koroveshaj.

Published inNEWS