Skip to content

Erdhën nga Egjipti për të punuar te AlbaBeton, betoniereja u mori jetën

Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët punonin për kompaninë AlbaBeton, raporton Newsbomb.al. Në këtë përplasje fatale mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Related article  E TRISHTË, aksidenti tragjik ne vend i pret jetën në mes gazetarit 26-vjeçar, vdes tragjikisht

Në njoftimin e parë, Policia e Shtetit pati vështirësi në identifikimin e personave që ndodheshin në betoniere. Më pas autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë. Drejtuesi i betonieres humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Newsbomb.al ka mësuar se dy shtetasit egjiptianë kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin bërë pjesë e stafit të kompanisë AlbaBeton, një prej kompanive që operon në sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Related article  8,500 vende pune në shtetin evropian për ata jashte BE-së, paga mesatare bruto 7,400 euro në muaj

Përmes një hulumtimi të shpejtë në databasen e “Open Corporates”, të dhënat tregojnë se në strukturën e aksionerëve të kompanisë janë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi. Ky i fundit mban njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku është bashkëpronar edhe te AlbaBeton.

Related article  Vjen paralajmerimi i forte per Edi Ramen

Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim dhe deri më tani autoritetet nuk kanë dalë me një version përfundimtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Published inNEWS