I fundit! Ngjarje e rëndë në Shkodër!

Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për efektivin Nikolin Përndoj, i cili dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të shërbimit.

Related article  I shpëtoi mrekullisht atentatit në Elbasan, kush është “Mir Bitoci”? Emri i përmendur krah grupit të “Mandela” Peqinit në trazirat e ’97

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes palëve, ku efektivi është goditur me grushte. Deri në këtë fazë, motivet që çuan në përplasjen fizike mbeten ende të paqarta.

Related article  E bujshme! Edi Rama i merr njeriun e rëndësishëm Sali Berishës, i jep postin e madh që nuk pritej

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shkodrës dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Related article  Mamaja dhe vajza e tij nuk i flasin me gojë Rudinës! Mark Frroku bën deklaratën e fortë: Jeta është luftë kam zgjedhur të

Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës, e cila do të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë.