Erdhën nga Egjipti për të punuar te AlbaBeton, betoniereja u mori jetën

Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët punonin për kompaninë AlbaBeton, raporton Newsbomb.al. Në këtë përplasje fatale mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Related article  I FUNDIT – Tragjedi e rende rrugore, vds nje person plagosen rende kater persona te tjere

Në njoftimin e parë, Policia e Shtetit pati vështirësi në identifikimin e personave që ndodheshin në betoniere. Më pas autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë. Drejtuesi i betonieres humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Newsbomb.al ka mësuar se dy shtetasit egjiptianë kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin bërë pjesë e stafit të kompanisë AlbaBeton, një prej kompanive që operon në sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Related article  Video që tregon se Rama e dinte paraprakisht për Vlora Hysenin

Përmes një hulumtimi të shpejtë në databasen e “Open Corporates”, të dhënat tregojnë se në strukturën e aksionerëve të kompanisë janë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi. Ky i fundit mban njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku është bashkëpronar edhe te AlbaBeton.

Related article  E bujshme! Edi Rama jep lajmin e madh: Do japim 4000 mijë shtëpi për çiftet e reja, ja kushtet e kredive

Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim dhe deri më tani autoritetet nuk kanë dalë me një version përfundimtar mbi shkaqet e ngjarjes.